RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Tahiri: Një lajm i mirë për liberalizimin e vizave

nga Egzona Mehmeti11 janar 2019

Ministri gjerman ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim

Ish-kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri ka dhënë një lajm të mirë rreth liberalizimit të vizave për Kosovën.

Tahiri përmes facbookut është shprehur se ministri gjerman, Michael Roth ka konfirmuar se vendi ynë ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave.

“Nje lajm i mire per liberalizimin e vizave – Ministri gjerman Michael Roth konfirmon se Kosova i ka permbushur kushtet, prandaj duhet te hiqen vizat per qytetaret e Kosoves”, ka shkruar Tahiri në facebook.

Ndërkohë, Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn në dhjetor të vitit që lamë pas ka thënë se data më reale për liberalizim është viti 2020./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Më të fundit

Të gjitha →