Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Sveçla flet për aksionet e policisë në veri

nga Venera Grabanica20 nëntor 2024
​Sveçla flet për aksionet e policisë në veri

(Lajm i përditësuar)

​Sveçla flet për aksionet e policisë në veri

Për dy ditë radhazi ka vazhduar aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit ku në lokacione të ndryshme janë gjetur sasi e konsiderueshme e armëve, municionit e uniformave dhe pajisjeve për prodhimin e kripto-valutave.

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka thënë në një postim në Facebook, se këto nuk janë “thjesht mbetje të bandave kriminale e terroriste serbe, por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta.
“Si Qeveri e Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera jemi të përcaktuar qartë që rendi juridik e kushtetues, sovraniteti e integriteti, rendi dhe ligji, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë”, ka shkruar ai.

Policia e Kosovës aksion në veri

Policia e Kosovës ka njjoftuar se ka sekuestruar uniforma, municion dhe pajisje tjera ushtarake në pronën e një personi në kërkim në fshatin Drobonjak të Zubin Potokut.

Sipas Policisë, i njëjti është në kërkim në lidhje me rastin e laboratorit të drogës në fshatin Qukiq të Zubin Potokut, që ishte hetuar në vitin 2018.

Policia ka bërë me dije se këto uniforma dhe pajisje ushtarake gjendeshin në mal, në një vend të mbuluar.

“Me datën 20.11.2024 rreth orës 12:00 njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikeve – Mitrovicë Veri në koordinim me njësitë policore Mitrovicë Veri me autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore Mitrovicë në fshatin Drobnjak Komuna Zubin Potok ka kërkuar të dyshuarin me iniciale ( S.M.) si person në kërkim”, thuhet në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →