Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Suspendohet kryetarja e Gjykatës së Mitrovicës

nga Venera Grabanica24 mars 2022

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) sot ka suspenduar kryetaren e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stevanoviq deri në një vendim të radhës, për shkak të takimit të saj që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vendimi për suspendim u bë i ditur përmes një kumtese të lëshuar nga KGJK-ja, pas mbledhjes së sotme të 281-të.
“Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me dy (2) pika të mbyllura për: shqyrtimin e njoftimit AGJ.nr.93/2022 të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë si dhe themelimin e panelit hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/07/2022/GJTHPR AD/GJTHPR.nr.12/2022, me ç’rast vendosi për suspendim të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, L.S, deri në vendimin e rradhës”, thuhet në njoftimin për media./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →