(Lajm i përditësuar)
Kosova ka barazuar 2:2 me Zvicrën në festën e futbollit në “Fadil Vokrri”.
Super gol, Muriqi barazon rezultatin
Kosova ka barazuar rezultatin në ndeshjen kundër Zvicrës. Golin për Kosovën e ka shënuar Vedat Muriqi.
Kosova kryen dy zëvendësime në pjesën e dytë
Primozh Gliha ka bërë dy zëvendësime te Kosova për pjesën e dytë. Valon Berisha ka lënë vendin për Edon Zhegrovën, ndërsa në vend të Betim Fazlijit luan Florent Muslija.
Mbyllet pjesa e parë në ndeshjen Kosovë – Zvicër
Me rezultat 0:1 në favor të Zvicrës. Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro2024”.
Zvicra kalon në epërsi
Është shënuar goli i parë në ndeshjen mes Kombëtares së Kosovës dhe Zvicrës.
Zvicra ka kaluar në avantazh 0:1 ndaj Kosovës. Realizator i golit të parë është Freuler në minutën e 14-të.
Ka filluar ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës. Ndeshja po zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mërgimtarët shpresojnë në fitore të “Dardanëve”, “Helvetikët”: Nuk do të ketë mëshirë për Kosovën, por mbesim shokë
Kur ka mbetur më pak se një orë deri te fillimi i super ndeshjes mes Kosovës dhe Zvicrës, tifozët e të dy kombëtareve kanë treguar për kp se si po e shijojnë këtë ditë, atmosferën që pritet të mbizotërojë në stadium si dhe për pritshmëritë e tyre rreth këtij dueli.
Atmosfera në sheshet e Prishtinës ishte fantastike, ku plot tifozë, sikur ata “Dardanë” dhe “Helvetikë”, presin njëzëri të zhvillohet një ndeshje e zjarrtë në “Fadil Vokrri”, raporton KosovaPress.
Qazim Shala që jeton e vepron në Zvicër, por me prejardhje nga Lipjani, tha se atmosfera në Prishtinë është shumë e mirë, ndërsa shpreson që ndeshja të përfundojë me barazim.:
“Atmosfera është shumë e mirë, e presim një ndeshje fort të mirë, atmosfera, ambienti, koha është e mirë, veç edhe loja ishalla na shkon mirë… Kisha pas qef rezultatin 0:0 barazim për dy palët, por Zvicra është ma e fortë, ta shohim, ma i miri e meriton”, tha Shala.
Ndërkaq, i të njëjtit mendim nuk ishte tifozi zviceran Svetan, i cili tha se pret dominim total nga Zvicra si dhe që Shaqiri e Xhaka të shënojnë nga dy gola.
“Atmosfera është shumë e mirë, e shihni, ne pimë shumë, jemi duke u kënaqur shumë… Pres dominim total nga Zvicra, 4:0…Xherdan Shaqiri do të shënojë dy gola, Granit Xhaka do shënojë dy gola… Nuk do të ketë mëshirë për Kosovën, por mbesim shokë”, tha Svetan.
Mërgimtari Agim Stublla nga Zurichu tha se këtë ndeshje do ta fitojnë shqiptarët, ndërsa tregoi edhe se çfarë do bëjë nëse Xhaka e Shaqiri shënojnë sot kundër Kosovës.
“Kush të fiton, ne kem me fitu… Shqiptarët kanë me fitu… (Çka nëse shënojnë Xhaka e Shaqiri?) I dua edhe kom me i dashtë edhe ma shumë”, tha Stublla.
Tifozi “Dardanë”, Armend Krasniqi nga Prishtina, tha se pret sot fitore për Kosovën, por edhe nëse humbet Kosova, i gjithë populli shqiptarë duhet ta duartrokasë Zvicrën.
“Sot presim fitore për Kosovën, respekt për Zvicrën… Rezultati është shumë i vështirë, por le të shpresojmë për një rezultat pozitiv për Kosovën…Të gjithë shikuesit, i gjithë populli shqiptarë, duhet t’i duartrokasë Zvicrës pa marrë parasysh se çfarë rezultati do të jetë, edhe në qoftëse humb 2:0, 3:0 prap se prap duhet mi duartrokit këtij publiku i cili nga ardh prej Zvicrës, për me festu. Sot është festë për Kosovën, sot është festë për Zvicrën”, tha Krasniqi.
Në anën tjetër, tifozi Ors nga Zvicra pret që ndeshja e sotme të jetë shumë e vështirë për Zvicrën, dhe tha se do të vijë sërish në Kosovës, pasi i ka pëlqyer shumë atmosfera.
“Unë shpresojë që të jetë një ndeshje tejet e vështirë deri në fund, shpresoj një rezultat 3:3, diçka të tillë e cila do të ishte mirë. Nuk do të ketë fitore të madhe për Zvicrën, do të jetë tejet ndeshje e vështirë deri në fund. Më pëlqen atmosfera, hera e parë këtu por mua më pëlqen, dhe do të vijë sërish”, tha Ors.
Për fund, Korab Hadërgjonaj dhe Ardijan Ibrahimi që kanë ardhur nga Zvicra për ta shikuar ndeshjen, kishin një mesazh për lojtarët e Kombëtares së Kosovës.
“Vazhdoni së bashku luni me zemër. Njëjtë, vazhdoni edhe sa ma shumë le të mundohen me lujt bashkë, jo të veçantë për me u mundu me tregu vetën, le të mundohen të luajnë bashkë dhe ashtu e arrijnë fitoren, lene shpirtin në tokë”, thanë Hadërgjonaj e Ibrahimi.
Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
Publikohen formacionet zyrtare: Kosovë – Zvicër
Kosova dhe Zvicra kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që nis në orën 20:45.
Kosova do të luajë me: Muriq, Aliti, Fazliji, Rashica, Rrahmani, Valon Berisha, Vojvoda, Paqarada, Muriqi, Loshaj e Bernard Berisha.
Zvicra do të nisë ndeshjen me: Sommer, Fernandes, Akanji, Zakaria, Amdouni, Freuler, Xhaka, Rodriguez, Vargas, Schar, Shaqiri
Yjet e Kosovës synojnë fitore
Nga ora 20:45 “Dardanët” sonte përballen me Zvicrën në “Fadil Vokrri”. Ndeshje kjo e vlefshme për raundin e pestë të fazës së grupeve të kualifikimeve për në Evropianin Euro 2024.
Nën urdhrat e trajnerit të ri, Primozh Gliha, yjet e Kosovës do të synojnë një fitore tejet të vështirë ndaj Zvicrës së Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
Xhaka e Shaqiri zbarkojnë sot në “Fadil Vokrri” duke mbrojtur ngjyrat e “Helvetikëve”.
Kosova renditet e pesta në Grupin I me tre pikë të arkëtuara pas katër ndeshjeve, krahas Zvicrës që kryeson grupin me 10 pikë të arkëtuara.










