Studentët që fituan garën në gjuhë gjermane ftohen në rezidencë te Ambasadori
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka shkruar për një konkurs të shkrimit të studentëve, ku fitusesit u shpërblyen në rezidencë te Ambasadori, Rohde.
Ambasada njoftoi se pjesë e kësaj pritje ishte edhe një “mysafir suprizë”, bëhet fjala për kryeministirn në detyrë Albin Kurti.
“Duke festuar me fituesit e konkursit të shkrimit të studentëve Si pjesë e Ditëve të Gjuhës Gjermane, shtatë studentë të talentuar u nderuan për esetë e tyre të shkëlqyera, shumë prej të cilave pasqyronin përvoja personale midis Gjermanisë dhe Kosovës, duke theksuar lidhjen e thellë midis dy vendeve. Fituesit, së bashku me prindërit dhe mësuesit e gjermanishtes, u mblodhën në Rezidencën e Ambasadorit Gjerman për një ceremoni të veçantë çmimesh. Një mysafir surprizë, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ndaloi për të përgëzuar fituesit dhe për të theksuar rëndësinë e marrëdhënieve Kosovë-Gjermani. Ishte një pasdite frymëzuese, duke shfaqur potencialin e jashtëzakonshëm të brezit të ardhshëm. Një falënderim i madh për të gjithë ata që e bënë këtë moment kaq të veçantë”, thuhet në njoftim.











