(Lajm i përditësuar)
Rodri më i miri i Evropianit
Mesfushori spanjoll, Rodri, është lojtari më i mirë i Kampionatit Evropian “Gjermania 2024”.
Ai u shpall më i miri menjëherë pas finales.
Ndërkohë Lamine Yamal u shpall lojtari më i mirë i ri i Euro 2024.
🏆 Player of the Tournament: Rodri #EURO2024 pic.twitter.com/sxKEu8Fe4h
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 14, 2024
🏆 Young Player of the Tournament: Lamine Yamal #EURO2024 pic.twitter.com/Mb8HEU2alr
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 14, 2024
Spanja kampione e Evropës
Për herën e katërt Spanja shpallet Kampione e Evropës në futboll.
Ajo sonte në finalen e madhe të Euro 2024 mposhti Anglinë me rezultat 2:1.
2024 CHAMPIONS: Spain 🇪🇸#EURO2024 pic.twitter.com/8jGoI5ZSv0
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 14, 2024
Spanja shënoi golin e dytë
Spanja ka shënuar golin e dytë kundër Anglisë në finalen e madhe të EURO 2024.
Golin e dytë për Spanjën e shënoi Oyarzabal në minutën e 87-të, shkruan rtv21.tv
GOAL!
Spain 2-1 England (Oyarzabal 87′)#EURO2024 | #ESPENG pic.twitter.com/BAY2zw4bZ3
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 14, 2024
Anglia barazoi rezultatin
Anglia ka barazuar rezultatin ndaj Spanjës. Rezultati aktual në finalen e madhe të Euro 2024 është 1:1.
Goli i Anglisë erdhi në minutën e 73-të nga Palmer.
GOAL!
Spain 1-1 England (Palmer 73′)#EURO2024 | #ESPENG pic.twitter.com/o8fgKDRy42
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 14, 2024
Finalja e madhe e EURO 2024, Spanja kalon në epërsi
Spanja ka kaluar në epërsi kundër Anglisë në finalen e madhe të EURO 2024, shkruan rtv21.tv
Në minutën e 47-të, një asistim fantastik nga Lamine Yamal u shndërrua në gol nga i riu tjetër i Spaanjës Niko Williams.
GOAL!
Spain 1-0 England (Williams 47′) #EURO2024 | #ESPENG pic.twitter.com/Sh1RySXz57
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 14, 2024
Finalja e madhe e EURO 2024, pjesa e parë pa gola
Kanë përfunduar pjesa e parë e finales së Kampionatit Evropian të futbollit ndërmjet Spanjës dhe Anglisë që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.
Asnjë gol nuk është realizuar pasi të dy skuadrat po zhvillojnë lojë të kujdesshme dhe po testojnë njëra-tjetrën duke mos dhënë kështu asnjë rast të mirë për gol në pjesën e parë.
Spanja synon ta rikthejë në shtëpi trofeun që i mungon që prej vitit 2012 kur mposhtën Italinë në finale të Kampionatit Evropian, ndërsa Anglia për të bërë historinë dhe për ta fituar për herë të parë.
Kjo është finalja e dytë rresht e Kampionatit Evropian për Anglinë, pasi në vitin 2020 pësuan në shtëpinë e tyre në ‘Wembley’ ndaj Italisë pas ekzekutimit të penalltive.
Kalon gjysmë ore lojë mes Spanjës dhe Anglisë
Janë zhvilluar tashmë 30 minuta lojë në finalen e madhe të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024 ku po përballen Spanja dhe Anglia.

Fillon finalja e madhe e EURO 2024, Spanjë-Angli
Ka filluar ndeshja finale EURO 2024. Finalja e madhe po luhet mes Spanjës dhe Anglisë.
Who will make history? 💫@bookingcom | #EUROlineups pic.twitter.com/LsiSGYrYqv
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 14, 2024
Spanjë-Angli, formacionet zyrtare të finales së Euro 2024
Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Anglisë do të takohen në ‘Olympiastadion’ të Berlinit në kërkim të trofeut si kampion i Evropës.
Dy ekipet kombëtare do të përballen në finalen e madhe të Euro 2024 me fillim nga ora 21:00 në atë që premton të jetë një ndeshje spektakolare dhe emocionuese.
Spanja do të synojë ta rikthejë në shtëpi trofeun që i mungon që prej vitit 2012 kur mposhtën Italinë në finale të Kampionatit Evropian, ndërsa Anglia për të bërë historinë dhe për ta fituar për herë të parë.
Kjo do të jetë finalja e dytë rresht e Kampionatit Evropian për Anglinë, pasi në vitin 2020 pësuan në shtëpinë e tyre në ‘Ëembley’ ndaj Italisë pas ekzekutimit të penalltive.
Këto janë formacionet zyrtare:
Spanjë: Simon, Carvajal, Le Normando, Laporte, Cucurela, Rodrigo, Fabian, Yamal, Olmo, Williams, Morata.
Anglia: Pickford, Guehi, Stones, Walker, Shaw, Rice, Mainoo, Saka, Bellingham, Foden, Kane.