📰 Lajme
Spahiu: Daçiq ka thënë se do të vije në Prekaz për të kërkuar ndjesë!
nga Egzona Mehmeti17 maj 2017
Nexhmedin Spahiu është shprehur se Ivica Daçiq ka thënë se do të vije në Kosovë dhe do të përulet para të rënëve në Prekaz
Analisti, Nexhmedin Spahiu në “Click” të RTV21 ka thënë se mbrëmë ka qenë i ftuar në një debat televiziv në RTS të Serbisë me zëvendës kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq dhe në këtë debat Spahiu ka thënë së e ka detyruar Daqiçin që të thotë se ai do të vije në Prekaz që të përkulet para viktimave të luftës dhe të kërkoj ndjesë, shkruan rtv21.tv
Spahiu po ashtu tha se ky lajm ka bërë bujë në Serbi por jo edhe në vendin tonë./21Media









