Sot mbahen zgjedhjet presidenciale në Francë
Franca po përgatitet të votojë për zgjedhjet presidenciale, sipas BBC Franca ka shtuar sigurinë, pas sulmit që la të vdekur një polic tre ditë më parë. Rreth 50 mijë policë dhe 7 mijë ushtarë që janë shpërndarë anembanë vendit për të siguruar votimin.
Njëmbëdhjetë kandidatë konkurojnë për të qenë presidenti i ardhshëm i vendit, me kandidatët kryesorë që mbulojnë spektrin politik nga e majta në të djathtën ekstreme.
Dy kandidatët me më shumë vota do të shkojnë në një raundin e dytë pas dy jave.
Katër kandidatë që janë parë si të arritshëm nga presidenca janë François Fillon, Marine Le Pen, Emmanuel Macron dhe Jean-Luc Mélenchon.
46,97 milionë zgjedhës janë regjistruar në listat zgjedhore, 1,3 milionë prej të cilëve jashtë Francës.
Rreth 66 mijë e 546 qendra votimi do të hapen në orën lokale 08:00 (06:00 GMT) dhe do të mbyllen në orën 19:00 (17:00 GMT). Në disa qytete të mëdha, qendrat e votimit do të qendrojnë të hapura deri në orën 20:00 (18:00 GMT)/21Media









