Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Sot nis java e tetë në Superligë, Ferizaj ndeshet me Dukagjinin

nga Kaltrina Berila4 tetor 2024
Sot nis java e tetë në Superligë, Ferizaj ndeshet me Dukagjinin

Sot do të fillojë java e tetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Nga ora 15:00 zhvillohet ndeshja e vetme në program për sot mes Ferizajt dhe Dukagjinit.

Dy ekipet kërkojnë fitore për t’i ikur fundit të tabelës.

Momentalisht, Dukagjini i Klinës ka gjashtë pikë në vendin e tetë, kurse Ferizaj është i parafundit me dy pikë më pak.

Kujtojmë se pozita e 10 dhe e 9 dërgojnë në Ligën e Parë, kurse vendi i tetë në barazh.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →