Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

Sot finalja e Superkupës së Kosovës

nga Miranda Beqaj5 shtator 2021

Finalja e madhe e Superkupës së Kosovës në basketboll do të zhvillohet sot ndërmjet Prizrenit 16 dhe Trepçës. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë.
Pas shumë ndeshjeve interesante është koha për finalen e madhe dhe trofeun e çmuar, që e duan dy skuadrat. Për prizrenasit do të ishte historike, sepse do të ishte trofeu i parë në histori të klubit, ndërsa mitrovicasit e duan trofeun e parë pas vitit 2012, kur kishin fituar titullin dhe Kupën.
Prizrenasit për të arritur në finale e mundën Dritën 106:69 dhe në gjysmëfinale Pejën 96:85, kurse mitrovicasit për të arritur në finale eliminuan Rahovecin 75:71 dhe Golden Eagle Yllin 81:69.
Dy skuadrat janë të motivuara për këtë finale, që pritet të jetë shumë interesante dhe me emocione.
Pas ndeshjes do të jepet edhe çmimi MVP për lojtarin më të mirë të turneut të Superkupës.
Turneu i Superkupës organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës. Për shkak të masave anti-Covid 19 nga Qeveria e Kosovës, finalja, ashtu si takimet tjera do të zhvillohet pa shikues.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →