Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sorensen jep detaje për vizitën “blic” në Kosovë, tregon se është nisur për Beograd

nga Gentrita Xhemajli24 prill 2025
Sorensen jep detaje për vizitën “blic” në Kosovë, tregon se është nisur për Beograd

Emisari danez për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar për vizitën e shkurtër që ka zhvilluar në Kosovë. Ai ka treguar se takimi në Prishtinë me kreun e ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, ka qenë takim pune rreth vazhdimit të dialogut për normalizim të raporteve.

Sorensen ka treguar se tashmë gjendet rrugës për në Beograd, ku do të qëndrojë gjatë të premtes e ku do të takohet me Petar Petkovic.

“Mirë që u ktheva në Kosovë për një vizitë të shpejtë pune dhe diskutim me Kryenegociatorin Besnik Bislimi mbi përpjekjet tona të vazhdueshme në Dialog. Tani po shkoj në Beograd për t’u takuar me Kryenegociatorin Petar Petkovic”, ka shkruar Sorensen në platformën “X”.

Good to be back in Kosovo for a quick working visit and discussion with Chief Negotiator @BislimiBesnik on our ongoing efforts in the Dialogue. Now off to Belgrade to meet with Chief Negotiator @PetkovicPetar. pic.twitter.com/rgRUWDJvSD

— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) April 24, 2025

Pas vizitës në Prishtinë, Sorenseni shkon në Beograd

​Bislimi e Sorensen diskutojnë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →