Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

Skitarët Klara Sefaj dhe Andi Pupovci përfaqësojnë Kosovën në ‘Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj’

nga B G4 shkurt 2025
Skitarët Klara Sefaj dhe Andi Pupovci përfaqësojnë Kosovën në ‘Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj’

Ekipi olimpik i Kosovës do të marrë pjesë në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) “Bakuriani 2025”, që prej 9 deri më 16 shkurt 2025 mbahet në Gjeorgji.

Ekipi  i Kosovës përbëhet nga skitarët e skijimit alpin: Klara Sefaj dhe Andi Pupovci, të cilët do të garojnë në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh.

Bashkë me skitarët do të udhëtojnë edhe trajnerët, Ernest Sefaj dhe Naser Dedija, si dhe shefi i misionit, Jeton Rudari.

Ekipit i kanë uruar suksese sot edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe nënpresidenti Milaim Kelmendi, njëherit kryetar i Federatës Skitare të Kosovës.

Për ekipin tonë është hera e katërt që përfaqësohet në EYOF-in dimëror, në të cilin marrin pjesë sportistët më të mirë të Evropës të moshës 14-18 vjeç./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →