Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​S’ka kuorum për të filluar seanca e Kuvendit, deputetët shkojnë në pushim

nga B.K28 korrik 2023
​S’ka kuorum për të filluar seanca e Kuvendit, deputetët shkojnë në pushim

Kuvendi i Kosovës s’ka pasur kuorum për të nisur seancën e sotme.

Në mungesë të deputetëve kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci mbylli seancën, pasi nuk kishte deputetë mjaftueshëm për të filluar seancën.

Pjesa dërrmuese e deputetëve që munguan ishin nga mazhoranca.

Seanca e sotme ishte e fundit për sesionin pranveror. Deputetët do të shkojnë në pushim deri në javën e tretë të muajit shtator.

Në rend të ditës për shqyrtim sot kanë qenë një mori pikash, përfshirë edhe marrëveshje ndërkombëtare.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →