Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

Sigal Prishtina fiton bindshëm në Mitrovicë

nga Venera Grabanica14 janar 2023
Sigal Prishtina fiton bindshëm në Mitrovicë

Sigal Prishtina ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Trepça me rezultat 53:88 (9:21, 16:25, 11:29, 17:13), në xhiron e 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Kjo ishte fitorja e dytë e thellë e prishtinasve pas asaj në mesjavë ndaj Pejës.
Pesë minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë, por më pas filloi shkëputja e prishtinasve, që e fituan bindshëm çerekun e parë 9:21. Kryeqytetasit nuk u ndalën në periudhën e dytë dhe thelluan më shumë epërsinë, që shkoi deri në 21 pikë, sa përfundoi pjesa e parë 25:46.
Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke rritur edhe më shumë epërsinë, ndërsa vendasit assesi të gjenin lojën e tyre dhe epërsia më e lartë shkoi deri në 39 pikë, 36:75, sa ishte rezultati pas 30 minutash, ndërsa në dhjetë minutat e fundit nuk kishte shumë ndryshim dhe Prishtina fitoi 53:88.
Te Trepça më i miri ishte Drilon Hajrizi me 19 pikë e nëntë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Derrick Wilson me 15 pikë e dhjetë asistime, Brooks Debisschop me 15 pikë e 14 kërcime dhe Dardan Berisha me 15 pikë e gjashtë asistime.
Kryeqytetasit kanë 13 fitore e pesë humbje, kurse mitrovicasit nëntë fitore e nëntë humbje.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →