Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Shtatë të vdekur, 34 të plagosur pas sulmit rus, tha guvernatori i Kharkiv-it

nga Egzona Mehmeti15 prill 2022

Shtatë persona kanë vdekur dhe 34 janë plagosur nga bombardimet ruse në qytetin lindor të Kharkiv, tha guvernatori i rajonit.
Oleg Synegubov tha se Rusia ka qëlluar në një zonë të banuar. Ai tha se tre nga të plagosurit kanë qenë fëmijë dhe një nga të vrarët ka qenë një foshnjë shtatë muajshe.
Rusia mohon se ka vënë në shënjestër civilët, pavarësisht provave të konsiderueshme se shtëpitë e jo-luftëtarëve janë goditur nga sulmet ruse dhe civilët janë vrarë me armë zjarri në vrasje të stilit të ekzekutimit ose ndërsa iknin nga qytetet nën bombardime, shkruan BBC./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →