Shqipëria zgjedh qeverinë e ardhshme, voton Lulzim Basha: Shkoni votoni, besoni te vetja juaj!
Shqipëria zgjedh sot qeverinë e ardhshme. Këtë të diel në 11 maj prej orës 07:00 të mëngjesit qytetarët shqiptarë u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur të mandatuarit e tyre në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për 4-vjeçarin e ardhshëm, si dhe forcën politike që do të qeverisë vendin.
Lulzim Basha, nga koalicioni Euroatlantik kavotuar së bahsku me vajzën e tij të madhe, e cila është votuese për herë të parë. Basha u bëri thirrje shqiptarëve dhe veçanërisht të rinjve që votojnë për herë të parë, që tu drejtohen kutive të votimit.
Basha: Ju uroj një ditë të paqtë qytetarvëve shqiptarë dhe u bëj thirrje t’i drejtohen kutive të votimit. Kanë të drejtën për të zgjedhur me votë qeverinë, parlamentin, deputetët që përfaqësojnë. Vajza ime e madhe Dafina voton për herë të parë. I bëj thirrje të rinjve të votojnë sepse sot keni një të drejtë të çmuar. Shkoni votoni, për veten tuaj. Besoni te vetja juaj.
3.7 milion qytetarë do të votojnë sot për të zgjedhur parlamentin e ri të Shqipërisë dhe forcën politike që do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.
Në këto zgjedhje janë regjistruar 8 parti dhe 3 koalicione dhe në total janë në garë 2.046 kandidatë të cilët garojnë për 140 vendet e Kuvendit të Shqipërisë që do të zgjidhen në bazë të sistemit proporcional rajonal.
Në të gjithë vendin janë ngritur 5.225 qendra votimi dhe 93 qendra numërimi; ndërkohë që në njësinë nr. 10 në Tiranë dhe në Vorë aplikohet si projekt pilot votimi dhe numërimi elektronik.
Në listën e zgjedhësve 114.642 janë votues për herë të parë. Ndërkohë që për shkak të ligjit të dekriminalizimit 1.081 shqiptarë që janë dënuar për krime të rënda nuk kanë të drejtë të votojnë.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, 246 mijë qytetarë që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë garë elektorale.









