Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Shqipëria pëson nga Skocia, bie në Ligën D

nga B G17 nëntor 2018

Shqipëria ka pësuar sonte debakël nga Skocia, pasi në “Arena Shkodër” u mposht me rezultat 0-4

Veç katër golave të pranuara, Shqipëria mbeti edhe pa një lojtar, pasi kapiteni Mërgim Mavraj u përjashtua nga loja me karton të kuq në minutën e 22-të.

Golin e parë e ka shënuar Fraser (14’), kurse golin e dytë e shënoi Fletcher (45’) nga pika e bardhë, kurse Forrest ka shënuar golin e tretë dhe të katërtin (55’ dhe 67’).

Ndeshja u zhvillua në Ligën e Kombeve në grupin e parë në Ligën C. Shqipëria tani ka rënë në Ligën D, pasi është e fundit në grup, me vetëm 3 pikë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →