Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Shqipëria dhuron 1 milion euro për Turqinë

nga Kaltrina Berila15 shkurt 2023
Shqipëria dhuron 1 milion euro për Turqinë

Në fushatën “Turqi Një Zemër” e transmetuar drejtpërdrejt në televizionet në Turqi për mbledhjen e donacioneve për zonat e prekura nga tërmetet e fuqishme të javës së kaluar, ka ndihmuar edhe Shqipëria.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhuruar 1 milion euro në emër të popullit shqiptar për Turqinë, nëpërmjet një lidhje telefonike në mbrëmjen gala “Turkey One Heart”.
Deri më tani raportohet se janë mbledhur mbi 5 miliardë euro.
Mbi 41 mijë njerëz kanë humbur jetën nga tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë në Turqi e Siri./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →