Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Shet drogë nëpërmjet Facebook-ut dhe Instagram-it, arrestohet 22 vjeçari shqiptar

nga B.K8 janar 2019

I riu shiste edhe drogë sintetike

Ai shiste doza hashashi dhe marijuane përmes rrjeteve sociale, por policia e zbuloi dhe arrestoi tregtarin.

Stacioni policor në Vaiano (Prato) të Italisë arrestoi shqiptarin 22 vjeçar duke e vendosur nën arrest shtëpiak.

Gjatë hetimit, doli që i riu përdorte Facebook dhe Instagram për të komunikuar me blerësit dhe nëpërmjet kontakteve, dërgonte lëndët narkotike tek konsumatori.

I arrestuari u gjurmua në qytetin e Vaiano-s, ku ai jeton për një kohë të gjatë. Përveç hashashit dhe marihuanës, i riu shiste edhe drogë sintetike, ‘AK47’ dhe ‘K2’, droga këto shumë të rrezikshme dhe me efekte anëse 30 herë më të larta se kanabisi natyror.

Kjo lloj droge ka më pak aromë por veti më të forta tek njerëzit, ndërsa gjurmohet me vështirësi prania e saj tek urina./Oranews

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →