Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Shefi i Zyrës së BE-së bën thirrje për formim të shpejt të institucioneve

nga Kaltrina Berila28 maj 2025
​Shefi i Zyrës së BE-së bën thirrje për formim të shpejt të institucioneve

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë thirrje për formim të shpejt të institucioneve ta reja pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Ai tha se Bashkimit Evropian i duhet një partner në qeveri për të punuar dhe diskutuar së bashku për proceset integruese.

Përkitazi me këtë, Orav tha se heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës ka filluar, andaj nevojitet një bashkëpunim i ngushtë me autoritetet në vend, raporton KosovaPress.

Megjithatë, ambasadori i BE-së në Kosovë nënvizoi nevojën për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Këto komente Orav i bëri gjatë tryezës së diskutimit të mërkurën në lidhje me integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Lëvizja FOL.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →