Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

SHBA nuk ndryshon qëndrimin për taksën

nga B G16 janar 2019

SHBA kërkon pezullimin e taksës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka njoftuar se pozicioni amerikan nuk ka ndryshuar në lidhje me taksën, duke pohuar se SHBA-të në vazhdimësi kanë kërkuar nga udhëheqësit kosovarë ta pezullojnë menjëherë taksen për produktet serbe dhe ato të Bosnje e Hercegovinës.

“Pozicioni ynë mbi taksen nuk ka ndryshuar. SHBA-të në vazhdimësi kanë kërkuar nga udhëheqësia kosovare ta pezullojnë menjëherë taksen për produktet serbe dhe ato të Bosnje e Hercegovinës. Ashtu siç kemi thënë edhe më parë, nuk shohim se Kosova përfiton diçka nga kjo masë. Fuqishëm bëjmë thirrje që të rishikohet fokusi thelbësorë i interesit të Kosovës – e që është e ardhmja evropiane dhe normalizimi i raporteve me Serbinë”, ka bërë të ditur ambasada amerikane për kp.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur sot, se taksa nuk do të hiqet, pasi taksa nuk ka të bëjë më Amerikën, por është e drejtuar kundër Serbisë dhe Rusisë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →