SHBA kërkon themelimin e Asociacionit, LVV thotë se s’ka Asociacion pa njohje
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ripërsëritur qëndrimin e e SHBA-së se themelimi i Asociacionit është çështje urgjente për Qeverinë e Kosovës. Sipas tij, komuniteti serb në Kosovë ka një numër shqetësimesh dhe Asociacionin e shohin si një mënyrë që ndihmon në adresimin e atyre kërkesave.
“Asociacion i tillë nuk duhet të përmbajë kompetenca ekzekutive.
Duhet të ketë kufizime, sepse ne besojmë se pa këto kufizime mund të bëhet diçka problematike ose burim destabiliteti’’.
Por, deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha, e ka cilësuar të pakuptimtë kërkesën e Serbisë që të themelohet Asociacioni në një shtet që refuzon ta njoh. Sipas tij, nuk mund të ketë Asociacion pa një marrëveshje me njohje.
Agon Batusha-VV
‘’Ne e kemi një fqi që po na sulmon. Ne po kërkojmë një marrëveshje me njohje. Nuk mund të kërkohet themelimi i Asociacioni përderisa nuk e njeh shtetësinë e Kosovës. Kjo është e pakuptimtë. Ndërmjetësuesit nuk duhet ta lejojë këtë qasje”.
Opozita e quan obligim ndërkombëtar themelimin e Asociacionit. Deputetja e PDK-së,
Ariana Musliu Shosh themelimin e këtij mekanizmi e sheh së bashku me SHBA-të dhe aleatët evropian.
‘’Asociacioni është obligim ligjor ndërkombëtar që ka marrë Kosova. Pas zhvillimeve të fundit duhet edhe një herë të rishikohet formula për themelimin e Asociacionit së bashku me SHBA-të”., i tha ajo RTV21
Politologu, Fidan Ukaj, vlerëson se edhe nëse Kosova e themelon asociacionin nuk do ta çonte Serbinë në njohjen e Kosovës.
‘’Themelimi i Asociacionit më shumë duhet të shihet plotësim si kërkesës së faktorit ndërkombëtar sesa një mundësi që Serbia të reflektojë dhe ta njohë Kosovën”.
Qeveria nuk ka filluar ende hartimin e draftit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, megjithëse Presidentja Osmani pati deklaruar pas kthimit nga Neë Yorku se Kosova këtë duhej ta bënte me SHBA-të./21Media









