Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

SHBA dhe Britania e Madhe kërkojnë përfundimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë

nga B G27 prill 2023
SHBA dhe Britania e Madhe kërkojnë përfundimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë

Përfaqësuesi i SHBA-së në mbledhjen e Këshillit të OKB-së, Jeffrey DeLaurentis dhe përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar kanë thënë se misioni i UNMIK-ut në Kosovë ka përfunduar.

“Ky është një momentum pozitiv që është koha që OKB të shikojë një rol tjetër sa i përket mbikëqyrjes së Kosovës dhe se mandati që ka qenë deri më tani nuk është i nevojshëm andaj duke falënderuar angazhimin e deritanishëm të UNMIK-ut ne duhet të pranojmë faktin që misioni ka përfunduar”, ka deklaruar Jeffrey DeLaurentis

Të njëjtën gjë e ka pohuar edhe përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar.

“Përshëndes përpjekjet e Qeverisë për luftën ndaj korrupsionit, duke thënë se mbështesin rezolutën 1244 por kushtet në terren janë të papranueshme që nga viti 99 dhe koha tregon që nevojitet një rishikim të statusit të UNMIK-ut dhe përshtatjet në terren”, ka thënë ai.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →