✨ Showbiz
Shawn Mendes do të sjellë magjinë në natën e dytë të Sunny Hill Festival
nga Venera Grabanica2 gusht 2025
Pas një hapjeje madhështore me Dua Lipën në natën e parë të Sunny Hill Festival, Prishtina është gati për një tjetër mbrëmje spektakolare, këtë herë me Shawn Mendes si ylli kryesor të natës së dytë, më 2 gusht.
Nga ora 17:45, vëmendja kalon në skenën kryesore, Sunny Hill Stage, ku do të performojnë artistë si Deezy, Yanina, Lluni, Era Istrefi, Sainté, Pint, Ledri dhe Headie One, ndërsa kulmi i mbrëmjes pritet të jetë performanca e shumëpritur e Shawn Mendes, që do të ngjitet në skenë më vonë gjatë natës.










