Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

Sfida e parë për kampionët e Kosovës në FIBA Europe Cup

nga B.K11 tetor 2022

Ylli nesër do të ketë ndeshjen e parë në grupet e FIBA Europe Cup. Kjo është paraqitja e parë për therandasit në këtë garë. Kampionët e Kosovës në basketboll të përballen me skuadrën izraelite, Hapoel Nofar Galil Elion.
Sfida zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Në këtë grup janë edhe dy skuadrat gjermane Brose Bamberg dhe Niners Chemnitz.
Ylli garon në FIBA Europe Cup, pasi në kualifikimet e Ligës së Kampionëve ishte mundur nga Benfica e Portugalisë.
“Derisa kjo është paraqitja e parë për kampionët e Kosovës në këtë garë, shpresojnë në paraqitje të mira, edhe pse do të kenë shumë vështirë”, thuhet në shkrimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →