Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Sërish lirohen çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni

nga Gentrita Xhemajli9 prill 2025
Sërish lirohen çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni

Çmimi i benzinë BS-95 pas mesnate do të lirohet për 2 denarë, ndërsa çmimi i benzinës BS-98 do të lirohet për 2,5 denarë, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë, përcjell TV21.

Edhe çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë do të lirohet për 2 denarë.

Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së:

Benzina BS-95 – 74,0 den/l

Benzina BS-98 – 76,0 den/l

Nafta – 66,5 den/l

Vaji ekstra i lehtë – 66,5 den/l

Ky lirim i paraparin vendimit të 7 prillit, ku çmimet e derivateve të lartpërmendura u ulën për gjysmë denari. Ndërsa sot, çmimet e derivateve në tregjet ndërkombëtare pësuan rënie për 2,6 për qind.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →