Serbia ka ndarë rreth 200 milionë euro për autostradën Nish-Merdar
Mihajloviq ka thënë se është përfunduar dokumentacioni projektues
Ministrja serbe e Ndërtimtarisë, Zorana Mihajloviq ka bërë të ditur se kanë ndarë rreth 200 milionë euro për autostradën Nish–Merdar.
“Në buxhet kemi ndarë rreth 200 milionë euro për autostradën Nish–Merdar, e cila është e rëndësishme edhe për njerëzit tanë në Kosovë“, ka thënë ajo për rts.
Mihajloviq më tutje ka shtuar se Serbia po zhvillon politikë serioze dhe siç ka thënë nuk kanë problem me paratë.
”Për rrugën Nish–Merdar është përfunduar dokumentacioni projektues. Serbia është i vetmi vend nga Europa Juglindore që ka përgatitur projekte dhe që i ka siguruat mjetet”, ka thënë Mihajloviq.
Në kuadër autostrade “Ibrahim Rugova” që Kosovës i ka kushtuar rreth një miliard euro, autoritetet kompetente në Prishtinë, kanë përgatitur projektin për vazhdimin e autostradës Prishtinë – Merdar – Nish. Projekti përkrahet nga Bashkimi Evropian, si projekt i përbashkët i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore për Ballkanin Perëndimor. /21Media









