Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sekuestrohet kokainë 300 mijë euro në Prizren

nga Kaltrina Berila12 gusht 2025
Sekuestrohet kokainë 300 mijë euro në Prizren

Policia e Kosovës ka sekuestruar drogë të llojit kokainë, në vlerë rreth 300 mijë euro, gjatë kontrollit në dy lokacione në Prizren.

Për rastin është arrestuar një person me inicialet H.K. (1994).

Pos kokainës, me peshë 4 kilogramë e 440 gramë, janë sekuestruar edhe:

• Dy (2) peshore elektronike;

• Të holla (para) në vlerë prej 260 euro;

• Një (1) pajisje për vakumim të qeseve plastike;

• Një (1) motoçikletë PIAGGIO VESPA;

• Një (1) telefon mobil iPhone 15 Pro Max;

• Një (1) skalper;

• Sasi e konsiderueshme e qeseve plastike për paketim.

“Sipas vlerësimeve, sasia e sekuestruar e substancës narkotike, në tregun ilegal, mund të kapë vlerën deri në 300,000 (treqind mijë) euro”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së antidrogës në Prizren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →