Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sekuestrohen dy armë zjarri të përdorura gjatë kremtimit të Vitit të Ri në Prishtinë

nga Venera Grabanica13 janar 2024
Sekuestrohen dy armë zjarri të përdorura gjatë kremtimit të Vitit të Ri në Prishtinë

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri, të cilat ishin të përdorura gjatë festimit të Vitit të Ri, më 1 janar 2024.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka thënë të shtunën për KosovaPress, se hetuesit policorë kanë identifikuar personat e dyshuar dhe në koordinim me prokurorinë kanë kryer kontrolle në Grashticë dhe Prishtinë.

“Nga zyrtarët policorë të stacionit Veriu në Prishtinë, në dy raste, lokacione të ndryshme, janë sekuestruar dy armë zjarri. Hetuesit policorë, pas identifikimit të personave të dyshuar, në koordinim me prokurorinë, kanë kryer kontrolle në  fshatin Grashticë dhe rrugën “Mihail Grameno” në Prishtinë, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri”, ka thënë Ahmeti.

Ndaj personave të dyshuar është iniciuar rast për veprat penale mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës, si dhe përdorim i armës, pasi që i njëjti dyshohet të ketë shtënë me armë rreth orës 24:00, më 1 janar 2024.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →