RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Sanksionet e reja evropiane kundër Rusisë synojnë sektorin energjetik

nga Venera Grabanica4 prill 2022

Sanksionet e reja evropiane mund të përfshijnë masa që synojnë sektorin energjetik rus, sipas Komisionerit Evropian për Ekonominë, Paolo Gentiloni.

“Asgjë nuk është jashtë tryezës dhe mendoj se kjo është më e vërtetë se kurrë,” tha ai përpara një takimi me ministrat e financave të eurozonës për të diskutuar sanksionet e reja të mundshme.

Më herët, presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për sanksione të mëtejshme që synojnë eksportet e qymyrit dhe naftës së Rusisë , duke u thënë mediave franceze se kishte “indikacione të qarta të krimeve të luftës”.

Ai nuk përmendi shënjestrimin e gazit rus, i cili përbën rreth 40% të importeve të gazit natyror të BE-së./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →