Sallahi e AAK-së thotë se prioritet i saj për Kaçanikun është stabilizimi i shërbimeve
Kandidatja e AAK-së për kryetare të Kaçanikut në debatin zgjedhor në RTV21 tha se prioritet i saj për këtë komunë do të jetë stabilizimi i shërbimeve dhe krijimi i besimit të qytetarëve.
Në komunë premtoi se do të punojë në organizimin e administratës, dixhitalizimin e shërbimeve, furnizimin me barna, inspektimin e mirëmbajtjes së infrastrukturës rrugore, ujësjellësit dhe kanalizimeve.
“Kemi paraparë mbështetje të menjëhershme për nxënësit, studentët dhe për herë të parë mbështetje edhe për artistët dhe sportistët e Kaçanikut sipas aktiviteteve të tyre me bursa. Kemi paraparë edhe rritje të subvencioneve për kulturë, rini dhe sport, bujqësi, infrastrukturë sportive”, tha ajo.
Sallahi premtoi edhe ndërtimin e dy çerdheve.
“Sa i përket arsimit kemi paraparë dixhitalizimin e shkollave dhe mirëmbajtjen e parqeve në shkolla, rritjen e cilësisë në arsim”, tha ajo.











