Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Saliba ndjehet mirë pas rikthimit në Arsenal

nga Xh.D17 korrik 2022

William Saliba thotë se të rikthimi në Arsenal e ka bërë të “ndjehet mirë”, me mbrojtësin tani të vendosur për të “luftuar” për një vend në 11-shen fillestare të Mikel Arteta-s.
Ai ka folur tashmë me Artetën për rolin e tij në skuadër mes turneut parasezonal të Arsenalit në Shtetet e Bashkuara, me paraqitjen e tij të parë në fitoren 2-0 ndaj Evertonit.
“Ne folëm pak të hënën dhe do të flasim më shumë. Plani im është të luftoj dhe të punoj me ekipin, të fitoj sa më shumë që të jetë e mundur dhe të rritem më shumë. Ndjehem mirë të kthehem dhe të fillojë para-sezonin për të vazhduar stërvitjen dhe pjesëmarrjen në ndeshje miqësore. Është e rëndësishme të jem këtu me tifozët, si dhe me shokët e skuadrës. Shpresoj se do të shijojmë stërvitje të mira dhe ndeshje të mira, gjë që është e rëndësishme para fillimit të sezonit”, ka thënë ai.
Saliba shtoi se sa nga afër e ndoqi përparimin e Arsenalit kur ishte në Marseille.
“Kur isha i huazuar, shikoja çdo ndeshje Arsenalit sepse kur isha atje disa lojtarë nuk ishin aty. I shikoja ndeshjet për të parë se si po luanin, kështu që kur të kthehesha do të ishte më e lehtë të luaja me ata që nuk i kisha takuar më parë”, shtoi ai./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →