Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Sa jemi larg anëtarësimit në BE?

nga RTV216 shkurt 2018

Shasha: Kosova po punon në këtë drejtim

Demush Shasha nga ministria e Integrimeve Evropiane duke folur në “Click” të RTV21 për Strategjinë e Bashkimit Evropian për zgjerimin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor e prezantuar sot nga Komisioni Evropian është pyetur se sa është larg Kosova nga anëtarësimi në BE.

Shasha tha se Kosova është duke punuar në këtë drejtim dhe se nga 22 prioritetet e vendosura nga BE, në të gjitha pa përjashtim është shënuar progres i konsiderueshëm, shkruan rtv21.tv

Ai tutje tha se janë bërë 2 vjet nga hyrja ne fuqi e MSA-së dhe se po ashtu janë zbatuar disa masa nga agjenda evropiane e përcaktuar për Kosovën dhe se po punohet në këtë drejtim duke mos dhënë ndonjë datë ose afat kohorë se kur Kosova mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →