Rutte: Rritja e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës është një shqetësim serioz
Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka shkruar pas takimit që pati sot me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, bashkë me homologun e tij nga Luksemburgu, Xvier Bettel.
Rutte tha se rritja e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës është një “shqetësim serioze”.
“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të marrin pjesë në dialogun e udhëhequr nga BE-ja, për të sjellë de-përshkallëzimin dhe përfundimisht normalizimin e marrëdhënieve”, shkroi Rutte në Tëitter.
Rutte tha se përfshirja e BENELUX-it me Kosovës është “aq e afërt si kurrë më parë”.
“Holanda dhe Luksemburgu ishin ndër grupet e para të vendeve që njohën pavarësinë e Kosovës në vitin 2008. Përfshirja jonë me Kosovën, dhe Ballkanin Perëndimor më gjerë, është aq e afërt si kurrë më parë, dhe ne po kërkojmë t’i forcojmë ato lidhje. Stabiliteti rajonal është një pjesë jetike e këtij procesi”, u shpreh tutje Rutte.
“Holanda dhe Luksemburgu kanë punuar së bashku për mbi 75 vjet për sigurinë, prosperitetin dhe lirinë në rajonin tonë. Shpresojmë që bashkëpunimi i zgjeruar rajonal do të kontribuojë në stabilitetin dhe prosperitetin edhe për Ballkanin Perëndimor. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit”, përfundoi ai. /21Media
It was good to visit Pristina with @Xavier_Bettel 🇱🇺 and to speak with President @VjosaOsmaniPRKS and Prime Minister @albinkurti of Kosovo.
The Netherlands and Luxembourg were among the first group of countries to recognise Kosovo’s independence in 2008. Our involvement with… pic.twitter.com/m6YUMS5a5a
— Mark Rutte (@MinPres) July 4, 2023











