Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rutte nuk komenton aleancën Kosovë-Shqipëri-Kroaci, s’ka të bëjë me NATO-n

nga Venera Grabanica2 prill 2025
Rutte nuk komenton aleancën Kosovë-Shqipëri-Kroaci, s’ka të bëjë me NATO-n

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, sot në Bruksel, nuk ka dashur tëkomentojë marrëveshjen për mbrojtje Kosovë-Shqipëri-Kroaci, si dhe atë midis Serbisë dhe Hungarisë.

Ai në një konferencë për media gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s, tha se vendet anëtare të Aleancës Veri-Atlantike janë të përkushtuara sa i përket stabilitetit dhe prezencës së tyre në rajon, përfshirë Kosovën dhe BeH.

“(Marrëveshja) Shqipëri-Kosovë-Kroaci, kjo është jashtë – NATO nuk ka të bëjë me këtë… Por, ju lutemi, kuptoni, se unë si sekretar i përgjithshëm më duhet të përmbahem pak nga komentimi i çfarëdo zhvillimi në çdo pjesë, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor. Iu takon individualisht vendeve aleate të vendosin. Po ka shumë këso marrëveshje dypalëshe, trepalëshe, për shembull Holanda e Belgjika bashkëpunojnë në shumë gjëra, dhe kuptohet ajo dallon nga ajo që po u adresoheni ju, por mendoj se nuk duhet të adresohem në këtë çështje”, ka thënë Rutte.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →