Rutte: Dialogu Prishtinë-Beograd s’po ec si do të donim ne
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se janë të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe fakti që dialogu Prishtinë-Beograd nuk po ec përpara siç do të donim dhe dëshironim për dialogun e lehtësuar të BE-së, të cilin e mbështesim”, tha Rutte në adresimin e sotëm para mediave në Bruksel.
Në pyetjen e gazetarit nga Bosnja se sa do t’i kushtohet vëmendje rajonit dhe veçanërisht Bosnjës, Rutte tha se janë të shqetësuar për përpjekjet për ndarjen e shoqërisë në këtë shtet.
“Dhe jemi të shqetësuar sigurisht për tensionet secesioniste që ende përpiqen të orientojnë ndarje brenda shoqërisë së Bosnje e Hercegovinës. Padyshim do të jetë në agjendë dhe të jemi të sigurt që bëjmë gjithçka për të mbështetur Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Rutte./21Media
Rutte theksoi përpjekjet e Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor përmes Procesit të Berlinit për të afruar gjashtë shtetet më afër BE-së dhe NATO’s ato shtete që s’janë pjesë e Aleancës











