Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rusia vendos kufizime vizash për qytetarët e ”vendeve jomiqësore”

nga Miranda Beqaj4 prill 2022

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për vendosjen e kufizimeve të vizave për qytetarët e vendeve që Rusia i konsideron “jomiqësore”.
Ky dekret është nënshkruar si përgjigjje të sanksioneve mbi Ukrainën.
Nga sot, procesi i thjeshtuar i vizave në vend është pezulluar me disa vende të BE-së si dhe me Norvegjinë, Zvicrën, Danimarkën dhe Islandën.
Ndaj Rusisë është kërkuar ashpërsim i sanksioneve, kjo për shkak që shteti rus dyshohet se ka vrarë civilë në qytetin ukrainas, Bucha.
Edhe pse Rusia i ka hedhur poshtë këto pretendime, ajo ka theksuar se kjo mund të jetë një propagandë lufte që Ukraina po e përdorë.
Si rezultat i civilëve të vrarë ka pasur thirrje dhe reagime të ashpra për sanksione të reja ndaj Rusisë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →