Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rusia thotë se nga sulmi me raketa janë vrarë dhjetëra mercenarë

nga Miranda Beqaj20 mars 2022

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se ka vrarë dhjetëra “mercenarë” në një sulm me raketa në një qendër trajnimi në Ukrainën perëndimore.

Zëdhënësi i ministrisë, gjeneral major, Igor Konashenkov ka thënë se 100 trupa ukrainase dhe mercenarë të huaj u vranë kur një raketë me precizion të lartë goditi një bazë ukrainase pranë Ovruch në Zhytomyr Oblast.

“Raketat e lëshuara nga ajri me precizion të lartë goditën qendrën e trajnimit për forcat e operacioneve speciale të forcave të armatosura ukrainase, ku ishin vendosur mercenarët e huaj që mbërritën në Ukrainë”, tha Konashenkov./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →