Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rusia do të mbajë zgjedhjet lokale në 4 rajone të aneksuara në shtator

nga Kaltrina Berila3 korrik 2023
Rusia do të mbajë zgjedhjet lokale në 4 rajone të aneksuara në shtator

Rusia do të mbajë zgjedhje lokale në katër rajonet e Ukrainës të kontrolluara nga Moska, tha të hënën kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Votuesit do të zgjedhin guvernatorët lokalë dhe zyrtarë të tjerë në shtator, i tha Ella Pamfilova presidentit rus Vladimir Putin gjatë një takimi.

Data e këtyre zgjedhjeve është caktuar për 10 shtator, tha KQZ në Telegram.

Guvernatorët e emëruar nga Rusia të katër rajoneve të aneksuara, që Perëndimi i konsideron si të paligjshëm, kishin paraqitur një iniciativë për të mbajtur zgjedhje lokale, sipas Pamfilova, e cila shtoi se nisma u miratua pas shqyrtimit së bashku me Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB) dhe ministria ruse e mbrojtjes.

“Udhëheqësit e të katër subjekteve të reja – Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk, dhe rajonet Zaporizhzhia dhe Kherson – erdhën tek ne me një iniciativë se nevoja për të mbajtur këto zgjedhje është shfaqur,” tha ajo.

“Në shtator, 41 zgjedhje të tjera rajonale do të zhvillohen për të zgjedhur guvernatorët, anëtarët e asambleve legjislative ose të dyja në të gjithë Rusinë”, tha tutje Pamfilova./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →