Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rritja ushtarake e Serbisë në kufirin me Kosovën, Kurti: Reagim ndaj “Defender Europe 25”

nga Kaltrina Berila29 maj 2025
Rritja ushtarake e Serbisë në kufirin me Kosovën, Kurti: Reagim ndaj “Defender Europe 25”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë foli edhe për ushtrimin ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 2025”, që edhe Kosova është ndër 18 vendet nikoqire.

Ai foli edhe për praninë e forcave të armatosura të Serbisë pranë kufirit të Kosovës.

Kurti tha se ky është reagim ndaj “Defender Europe 25”, por se nuk e dinë nëse kjo po bëhet me kërkesë të Rusisë.

“Rritja e gatishmërisë dhe pranisë në kufirin tonë e forcave të armatosura të Serbisë, besojmë se është reagim ndaj “Defender Europe 25”. Por ajo çfarë nuk e dimë ende është se a po e vënë këtë vetë Serbia, apo një gjë të tillë ia ka kërkuar Rusia”, u shpreh Kurti.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →