Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rritet numri i viktimave në Venezuela nga rrëshqitjet e dheut

nga Kaltrina Berila11 tetor 2022

Numri i viktimave është rritur në 36 dhe 56 persona të tjerë janë zhdukur, pasi rrëshqitja e dheut mori shtëpitë e tyre në qytetin Las Tejerias në Venezuela.
Ekipi emergjent prej 1000 personash po marrin pjesë në aksione të akërkimit dhe shpëtimit.
“Po mundohemi të shpëtojmë këdo që mundemi dhe po ju shprehim ngushëllimet të gjithëve që kanë humbur të dashurit”, tha zëvendëspresidentja, Delcy Rodriguez.
Nicolas Maduro, presidenti i Venezuelas ka shpallur tre ditë zie kombëtare.
Në mesin e viktimave janë edhe dy foshnjë, thonë mediat lokale
Raportet e mëhershme thanë se 25 persona kanë vdekur, por ministri i brendshëm dhe i drejtësisë Remigio Ceballos u tha reporterëve se numri i viktimave ka shkuar në 36.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar që lumi El Pato të del nga shtrati i tij. Vërshimet morën drunjtë, veturat, shtëpitë dhe dyqanet në qytet, dikur 50 km në jugperëndim të kryeqytetit Caracas./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →