RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rrahje në Prishtinë, dy persona përfundojnë në QKUK

nga Kaltrina Berila26 nëntor 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten katër persona janë rrahur mes veti në fshatin Bardhosh të Prishtinës.
Siç njofton Policia, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore.
“Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti katër të dyshuar meshkuj kosovarë dhe si pasoj, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore”.
Policia bën të ditur se dy prej të lënduarve janë dërguar në QKUK, kurse dy të tjerë janë arrestuar.
“Të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor, ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK dhe gjenden nën përkujdesjen e policisë, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →