Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ronaldo pranon ofertën e Al-Nassr-it

nga B.K5 dhjetor 2022
Ronaldo pranon ofertën e Al-Nassr-it

Cristiano Ronaldo ka vendosur që të nënshkruajë kontratë me skuadrën Al-Nassr dhe do t’i bashkohet skuadrës nga Arabia Saudite më 1 janar.
Kështu së paku raportojnë njëzëri mediat më të mëdha spanjolle, sipas të cilave nga kjo lëvizje, ylli portugez do të përfitojë shumë marramendëse të parave.
Kapiteni i Portugalisë është lojtar i lirë pasi u largua nga Manchester United para fillimit të Kupës së Botës. Ai do të fitojë 200 milionë euro në sezon dhe pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçare.
Ndryshe, Ronaldo është njëri nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit botëror duke shkëlqyer me skuadra të mëdha si Real Madridit, Manchester United dhe Juventusi.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →