Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Roma siguron transferimin e parë për sezonin e ardhshëm

nga Egzona Mehmeti14 prill 2017

Skuadra nga kryeqyteti italian ka nisur të mendojë për stinorin tjetër.

Atalanta ka pranuar ofertën e Romës prej 28 milionë eurosh për mesfushorin e talentuar, Franck Kessie, shkruajnë mediat në Itali.

Sipas ”Corriere dello Sport”, çështja për të ardhmen e futbollistit tashmë është vendosur edhe pse agjenti i tij ka insistuar që është në shqyrtim të të gjitha ofertave.

Kessie ka zhvilluar një sezon fantastik me Atalantën këtë sezon dhe ofertat në adresë të tij kanë qenë të shumta edhe nga ligat e tjera, por vetë futbollisti ka preferuar të qëndrojë në Itali.

Roma i ka ofruar 20-vjeçarit një kontratë pesë-vjeçare me një pagë prej 1.5 milionë eurosh në vit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →