Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rohde: Serbia shkeli marrëveshjen e Ohrit me veprimet në KiE

nga Venera Grabanica7 mars 2025
Rohde: Serbia shkeli marrëveshjen e Ohrit me veprimet në KiE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Bashkimi Evropian tanimë ka reaguar qartë duke deklaruar se Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit, duke e penguar Kosovën që të marrë statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës.

Rohde ka deklaruar po ashtu edhe se Gjermania qëndron krah Kosovës, duke e mbështetur këtë të fundit për anëtarësim të plotë.

“Bashkimi Evropian ka reaguar me forcë: Veprimet e Serbisë në Këshillin e Evropës që pengojnë përparimin e Kosovës shkelin Marrëveshjen e Ohrit 2023.  Gjermania qëndron me Kosovën, duke mbështetur aspiratën e saj për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës dhe duke ndihmuar në sigurimin e votave bazuar në meritat e saj”, ka shkruar ai.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →