Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ambasadorët: Erdhëm me shpresë në Kuvend, politikanët po e zhgënjejnë popullin

nga B G25 korrik 2025
Ambasadorët: Erdhëm me shpresë në Kuvend, politikanët po e zhgënjejnë popullin

(Lajm i përditësuar)


Ambasadori britanik thirrje politikanëve: Bëni zgjidhje deri nesër, ose Kosova hyn në territor të panjohur

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka porositur partitë politike që tyë gjejnë zgjedhje.

Sipas tij nëse kjo nuk ndodh deri nesër. Kosova hyn në një territor të panjohur.

“I bëj thirrje politikanëve të Kosovës të bashkohen dhe të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund bllokimit përpara se afati i Gjykatës Kushtetuese të përfundojë nesër. Përndryshe, Kosova po hyn në një territor të panjohur dhe qytetarët e saj vazhdojnë të humbasin përfaqësimin politik kuptimplotë dhe aftësinë për të marrë vendime të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare që ndikojnë në jetën e qytetarëve”, ka shkruar ai, pas dështimit të sotëm të konstitutimit të Kuvendit”, ka shkruar ai./21Media


Orav: Erdhëm me shpresë të madhe por asgjë nuk ndodhi

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, pse dështimit të seancës tha se ka thënë se në Kuvend shkuan me shpresë të madhe se sot do të kishte diçka të re.

“Ne erdhëm me shpresë të madhe këtu dhe fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi sërish. Kosovës i nevojitet një Kuvend menjëherë, i duhet një qeveri e re që do ta ndërtonte një urë të re të fortë mes Kosovës dhe Brukselit që ta përshpejtojë rrugëtimin e sa drejt BE-së”, u shpreh ai./21Media


Rohde pas seancës : Klasa politike po e zhgënjen popullin e vet

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se politikanët po e zhgënjejnë popullin.

Ai këto deklarata i bëri pas dështimit të konsitutimit të Kuvendit edhe pas 52 herave.

“Klasa politike po e zhgënjen popullin e vet dhe është shumë shqetësuese. Vendimi i djeshëm i gjykatës ishte, nëse flasim me gjuhën e futbollit mund të themi si një karton i kuq sepse po e pezullon Parlamentin që të marrë vendime”,  u shpreh ai.

Sot në seancën e Kuvendit ishin të pranishëm ambasadorët e vendeve të huaja, ai i Anglisë Italisë, Francës, Gjermanisë, Maqedonisë së Veriut, Greqisë, si dhe Shefi i BE-së./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →