Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Riparimi i marrëdhënieve Kosovë – BE dhe largimi i masave!

nga B G29 gusht 2024
Riparimi i marrëdhënieve Kosovë – BE dhe largimi i masave!

Përplasje të shumta ndodhën mes Kosovës dhe BE-së gjatë mandatit të qeverisë aktuale, për shkak të siç është thënë qasjes jo të barabartë të BE-së ndaj Kosovës si dhe veprimeve që janë cilësuar si të njëanshme e të pakoordinuara të ekzekutivit të vendit, të cilat u pasuan me sanksione.

Me gjithë këtë situatë, deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, thotë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së janë të mira por që dy çështjet me problematike në kuadër të këtyre marrëdhënie janë Ura e Ibrit si dhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Ai vlerëson se ndëshkimi i Kosovës ishte i padrejtë.

“Nuk është çështje e riparimit marrëdhënieve, Kosova dhe BE-ja kanë dhe kanë pasur marrëdhënie bilaterale, kanë marrëdhënie shume të mira por më disa shina, në dy potencialisht më kryesore çështja urës dhe e asociacionit dhe natyrisht për këto dy çështje Kosova ka qëndrimet e veta dhe  BE-ja do duhej t’i respektonte ato…”Heqja e masave do të duhej të ndodhte po atë ditë të hiqeshin dhe t’u vendosesish Serbisë, atëherë kur Kosova pësoi sulm terrorist”, tha Rexhaj për rtv21.

Por ndryshe mendon ish-kryenegociatori në dialogun Kosovë-serbi në Qeverinë Haradinaj, Avni Arifi i cili thotë se marrëdhëniet Kosovë-BE nuk dëmtuar.

Ai nuk pret as riparim të këtyre marrëdhënieve e as heqje të masave për shkak të siç thotë qasjes antievropiane të qeverisë aktuale.

.“Raporti mes Kosovës dhe BE-së është  raport që për momentin është në pritje ka mbetur shumë keq, Kosova është në sanksione dhe një komunikim jo i shëndosh mes BE-së dhe Kosovës  dhe pothuajse të gjithë janë në pritje të krijimit të institucioneve të reja të BE-së me u përpjeke me bo fillimin të ri përndryshe ne jemi ata që po vuajmë sepse ne kemi sanksione. A do të ketë Me veprime të njëjta s’do të ketë kurrë ne po shohim vetëm një përkeqësim të qasjes dhe një retorikë mediale tërësish antievropiane dhe antiamerikane nga militantët e VV-së dhe Qeveria…”, tha Arifi.

Çështja më e fundit që ka përplasur Kosovën me aleatët është Ura e Ibrit, hapjen e të cilës po e synon Qeveria e Kosovës por që faktori ndërkombëtar rekomandon që kjo temë të diskutohet në kuadër të dialogut me Serbinë./RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →