Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​Rënia e çmimeve të naftës, investitorët të shqetësuar për Kinën e SHBA-në

nga Venera Grabanica6 dhjetor 2023
​Rënia e çmimeve të naftës, investitorët të shqetësuar për Kinën e SHBA-në

Çmimet e naftës ranë nën 76 dollarë sot pasi investitorët shqetësoheshin për shenjat e ngadalësimit të kërkesës kineze dhe një rënie të eksporteve amerikane që mund të reflektohet në rritjen e dobët ekonomike dhe konsumin e karburantit.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte 1.59 dollarë më i ulët se në mbylljen e tregtisë së djeshme dhe arriti në 75.61 dollarë. Pothuajse me të njëjtën shumë, fuçia u bë më e lirë në tregun amerikan, ku u tregtua me 70,65 dollarë.

Fokusi i tregut është njoftimi i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatëve të saj se do të shkurtojnë furnizimin me 2.2 milionë fuçi të tjera në ditë në tremujorin e parë. Kur të përfshihen fuçitë saudite dhe ruse tashmë të përjashtuara nga tregu, do të ulet me vetëm 700 mijë fuçi në ditë.

Zyrtarët sauditë dhe rusë përmendën këtë javë se mund të reduktojnë furnizimin edhe pas marsit, por edhe të vendosin edhe më pak fuçi në treg.

“Vendimi për të reduktuar më tej prodhimin nga janari nuk e stimuloi tregun, as mesazhet e reja, në dukje të koordinuara nga Arabia Saudite dhe Rusia se do të tregtojnë më pak fuçi pas tremujorit të 1 të 2024 ose do të thellojnë shkurtimet, nëse është e nevojshme,” tha Tamas Varga nga ndërmjetësuesi i naftës PVM.

Arabia Saudite uli çmimin e saj zyrtar të shitjes për tregun aziatik në janar për herë të parë në shtatë muaj, gjë që mund të jetë një shenjë se kërkesa po lëkundet, spekulon Varga.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →