Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Reagon ambasadori gjerman për ligjin për KPK-në dhe KPM-në: U injoruam

nga Venera Grabanica11 korrik 2024
Reagon ambasadori gjerman për ligjin për KPK-në dhe KPM-në: U injoruam

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka injoruar rekomandimet e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe OSBE-së për projektligjin për Këshillin Prokurorial dhe atë të Komisionit të Pavarur për Media, të cilat u miratuan të enjten nga Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend.

Në platformën ”X” Rohde për Kosovën ka shkruar se çdo mundësi e humbur është shumë.

“Kosovarët duan të jenë pjesë e familjes evropiane dhe nëse Qeveria e Kosovës dëshiron të përshpejtojë rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, çdo ligj i ri duhet të jetë plotësisht në përputhje me standardet evropiane. BE-ja, KiE-ja dhe OSBE-ja kanë dhënë rekomandimet e tyre për ligjet, por janë injoruar…”, ka shkruar ambasadori në “X”./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →