Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Raporti i KE-së për punën në Kuvend, Jakaj: 9 deputetë nuk flasin kurrë në Kuvend

nga Venera Grabanica8 nëntor 2023
Raporti i KE-së për punën në Kuvend, Jakaj: 9 deputetë nuk flasin kurrë në Kuvend

(Lajm i përditësuar)


Raporti i KE-së për punën në Kuvend, Jakaj: 9 deputetë nuk flasin kurrë në Kuvend

Naim Jakaj nga IKD-ja duke komentuar Raportin e Progresit për punën në Kuvend tha se disa deputetë të Kuvendit nuk flasin kurrë.

Jakaj fillimisht tha se bëhet fjalë për një grup parlamentar siç është Lista serbe. Jakaj gjithashtu ka shtuar se në Kuvend janë edhe 9 deputët nga partitë politike kosovare që nuk flasin asnjëherë në Kuvend.

”Ka deputetë që merrë pjesë në Kuvend, por nuk flasin fare”, tha Jakaj, teksa shtoi se ”Prej partive politike shqiptare janë 9 që nuk flasin kurrë në Kuvend”.


Jakaj: Në raport thuhet se Kuvendi ka filluar punën pa planifikim

Naim Jakaj nga IKD-ja duke komentuar Raportin e Progresit tha se në këtë raport thuhet se Kuvendi i Kosovës ka filluar punn pa pasur ndonjë planifikim të punës.

”Në raport thuhet se Kuvendi ka filluar punën pa planifikim, me rregullore të Kuvendit në fillim të sensionit pranveror ose vjeshtor Kryesia e miraton draftin e programit të punës dhe e dërgon në seancë, vitin e kaluar s’ka pasur program të punës fare që është miratuar në seancë plenare”, tha ndër tjera Jakaj.


Fetoshi: Raporti i Progresit, lajm i keq një 2 i lodhët

Analisti politik, Arben Fetoshi në ”Click” të RTV21 se Raporti i Progresit për Kosovën është një lajm i keq për Kosovën.

”Për fat të keq raporti është lajm i keq për Kosovën dhe Kosvova nëse i referohemi një shkalle matëse më nota menxi kalon është 2 i lodhët”, tha Fetoshi./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →